Ambasada Amerikane publikon mesazhin rëndësishëm të Blinken: Ekziston një zgjidhje për Rusinë!

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada Amerikane publikon mesazhin e Blinken: Ekziston një zgjidhje për Rusinë, rruga diplomatike e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë krizë.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Blinken teksa u ndal në konfliktin Rusi-Ukrainë, theksoi se ekziston një zgjedhje tjetër që është rruga diplomatike si e vetmja mënyrë e përgjegjshme për të zgjidhur këtë krizë.

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: “Unë nuk iu drejtova Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot për të filluar një luftë, por për të parandaluar një luftë. Informacioni që paraqita vërtetohet nga ajo që është shpalosur qartë përpara syve tanë prej muajsh. Rusia i ka përqeshur vazhdimisht paralajmërimet dhe alarmet tona si melodramë dhe marrëzi, ndërkohë që ata kanë grumbulluar vazhdimisht më shumë se 150,000 trupa në kufijtë e Ukrainës, ashtu si dhe aftësitë për të kryer një operacion masiv ushtarak. Ekziston një zgjedhje tjetër që Rusia mund të bëjë ende – rruga diplomatike është e vetmja mënyrë e përgjegjshme për të zgjidhur këtë krizë. Ne po ofrojmë çdo mundësi për Rusinë për të demonstruar këtë përkushtim”.

Zjarr Tv Ad