“Dha shpirt aty, në duart e tyre”- Prokuroria mbylli hetimet për Lear Kurtin, nëna e tij mes lotësh: Nuk e dërguan në spital

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëna e Lear Kurtit, mes lotësh ka hedhur akuza se djali i saj ka vdekur në duart e efektivëve dhe se këta të fundit nuk i dhanë ndihmën e parë.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, u shpreh se djali i saj ishte i fuqishëm , duke shtuar se patrulla e policisë duhet ta kishte dërguar në spital dhe jo në komisariat.

“(Qan) Vetëm dy fjalë dua të flas. Në momentin që ka kapur djalin tim, dha shpirt aty, në duart e tyre nuk e dërguan në spital.

Djali ishte i fuqishëm, në atë gjendje nuk bëhej kurrë. Shkonte çdo mëngjes tek liqeni, bënte ushtrime fizike.

Ai dha shpirt në duart e patrullës, duhet ta dërgonin në spital”, tha nëna e Lear Kurtit.

Zjarr Tv Ad