Dhe një orë kohë për të zbuluar nëse studentët do të pranojnë takimin…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook ditën e diel pas protestave të studentëve. Kreu i qeverisë njofton se ditën e hënë do të këtë një dialog për Universitetin, duke nisur nga ora 11:00. Rama shkruan në status se studentët do të njihen edhe me ftesën, e cila, sipas tij, ka për synim t’i shërbejë dialogut mes studentëve dhe organeve qeverisëse.

Pas njoftimit dhe ftesës për dialog të kreut të qeverisë drejtuar studentëve, ky i fundit ka reaguar sërish duke treguar se nuk ka kërkuar negociata, por dialog me ta.

Këtë reagim shefi i qeverisë e ka shpërndarë në rrjetin social “Twitter” teksa shprehet se frikën për dialog e ka parë vetëm tek politikanët, të cilat sipas tij sot po përpiqen të nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart.

Gjithashtu kryeministri Rama shtron edhe një pyetje duke hedhur dyshime se studentët po pengohen me megafon për të marrë pjesë në dialog për kërkesat që ata kanë adresuar.

“Negociata?🤔Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart😊Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad