Arrestohet në aeroportin e Rinasit, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës.
Është ende e paqartë se përse është ndaluar Malltezi, por ai ka qenë nën hetim nga SPAK për privatizimin e ish Kompleksit Partizani.
Edhe për Sali Berishën ka një masë sigurie nga gjykata, konkretisht “detyrim paraqitje” dhe urdhër për të mos u larguar nga vendi, pasi edhe ndaj tij rëndojnë akuza.
Padia në SPAK për këtë dosje është dërguar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.
Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.
Ndërkohë, Sali Berisha ka njoftuar konferencë për mediat në orën 21:00 dhe pritet të flasë për këtë çështje.