“Nuk është një luftë mes fuqive të mëdha”, Cako për Izrael-Hamas: Mbas tyre fshihet Iluminati

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konspiracionisti Alfred Cako ka deklaruar se lufta Izrael-Hamas nuk është mes fuqive të mëdha, por këto të fundit komandohen nga Iluminati.

I ftuar në “Zonë e Lirë” në ABC News, ai u shpreh se qëllimi i Iluminatit është të realizojë rivendosjen e madhe, sipas planit të shkruar në vitin 2002.

Ndër të tjera, Cako thotë se në këtë plan bënë pjesë dhe pandemia që pushtoi botën dhe vaksinimi.

“Unë nuk mendoj që kjo është një luftë mes fuqive të mëdha, sepse vetë fuqitë e mëdha i komandon një dorë që është Iluminati, një grup shumë i vogël. Këta qendrojnë mbrapa dhe duan të realizojnë atë që quhet rivendosja e madhe. Ky është gjithë qëllimi, sipas planit të shkruar që në vitin 2002, ku thuhet se deri në vitin 2030 ne do bëjmë krimin e Izraelit të madh, depopullimin të cilin do ta realizojmë nëpërmjet një pandemie, nëpërmjet vaksinimit me detyrim, duke krijuar njeriun sintetik, duke hequr paranë në kesh dhe duke krijuar paranë digjitale, duke i kontrolluar njerëzit në të gjitha aspektet e jetës së tyre dhe duke i vrarë. Po të shikosh sot, Izraeli çfarë po vret më shumë? Po vret fëmijët dhe gratë. Izraeli bombardon në Gaza në orën 8 kur fëmijët ikin në shkollë dhe në orën 2 kur kthehen nga shkolla, bombardon rrugët”, tha ai.

Zjarr Tv Ad