“Pluralizmi ka rëndësi jetike”- Berisha me studentët hungarez: Mjerisht, falë Ramës, Shqipëria po bën vetëm hapa pas

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar në selinë blu me studentë nga universiteti hungarez privat Mathias Corvinus Collegium.

Berisha u shpreh se gjatë bisedës me të rinjtë diskutuan për miqësinë e përbashkët mes dy vendeve dhe për dramën që shkaktoi komunizmi në Shqipëri dhe Hungari.

Gjatë takimit Berisha u shpreh se pluaralizmi është jetik dhe se vendi ynë vuajti nga një diktaturë e trefishtë.

Ndërsa theksoi se “Edi Rama, si kryeargati i Beogradit, po e çon vendin vetëm mbrapa në çdo drejtim”.

“Kënaqësi e veçantë të prisja një grup studentësh nga Mathias Corvinus Collegium, universiteti më i madh privat në Hungari, i bazuar në Budapest.

Me të rinjtë shkëmbyem mbi miqësinë e vyer që dy kombet shqiptare dhe hungareze ndajnë me njëri-tjetrin, duke u ndalur në veçanti në historinë tragjike të periudhës komuniste që ka karakterizuar të dy vendet.

Por në ndryshim nga Hungaria dhe e gjithë pjesa tjetër e Europës lindore, Shqipëria ishte i vetmi vend që vuajti një diktaturë të trefishtë. Një diktaturë të shtypjes dhe të luftës së klasave, një diktaturë të tiranisë së urisë e varfërisë, dhe një diktaturë të izolimit total ndaj botës.

Është jetike që të investojmë sa më shumë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë që ka pluralizmi politik dhe sesa lehtë mund të humbet ai.

Janë pikërisht pluralizmi, konkurrenca e lirë, kufizimi i rolit të shtetit, liria e fjalës dhe e mediave, janë këto vlera që i mundësuan Shqipërisë të dalë nga kthetrat e varfërisë komuniste duke u kthyer brenda dy dekadash në një referencë rajonale. Kështu Shqipëria e vitit 2013, sipas Bankës Botërore doli nga kategoria e vendeve të varfra për t’u konsideruar një vend i zhvilluar me pagat më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Mjerisht, falë kryeargatit të Beogradit, Edi Ramës, sot Shqipëria po bën vetëm hapa pas duke ofruar pagat më të ulëta në rajon, me nivelin e shpopullimit më të lartë dhe me liritë politikë më të rrezikuara se kurrë”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad