Dhimitraq Ziu: Pajisja inteligjente punon edhe në errësirë, nuk pranon ndërhyrje

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë Rrugore, Dhimitraq Ziu, këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ka dhënë më shumë detaje në lidhje me funksionimin e pajisjeve inteligjente, të cilat kanë nisur tashmë punën në akset shqiptare.

Pajisja vetëm në një orë ka kapur  rreth 350 shkelje, në autostradën Tiranë-Elbasan, në Sauk.

Ziu në fjalën e tij, ka bërë me dije se pajisja inteligjente do të vendoset në mjet, në një rrugë, ku për shembull shpejtësia e lejuar është 90 km/h, dhe do të kapë çdo shkelje.

“Kjo pajisje është e dedikuar të vendoset vetëm në mjet. Bëhet kolaudimi i mjetit dhe pajisjet, në varësi të sinjalistikës. Psh. këtu jemi me 90 km/h dhe ajo vendoset me 90 km/h, duke kapur në mënyrë automatike çdo shkelje. Kemi të dhënat e dosjes së çdo drejtuesi mjeti, i cili ka vendosur adresën e banimit. Kjo pajisje dhe procedura e punës, përcakton qartë rregullat. Nga momenti i konstatimit të shkeljes, dhe të gjitha shkeljet që do të jenë me masë të tërheqjes së lejes së drejtimit, do të shpallen nën alert”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se nëse do të konstatohen shkelje mbi 90 km/h, do të vazhdojmë me masat administrative dhe masat plotësuese, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.

Sa u përket gjobave, drejtori i Rrugores ka theksuar se pajisja punon në mënyrë të pavarur dhe gjobat janë automatike, printimi i tyre bëhet menjëherë pas verifikimit të shkeljeve.

“Pajisja punon në mënyrë të pavarur. Ta ketë bindje çdo shofer, që kjo pajisje nuk pranon ndërhyrje. Gjoba kalon në mënyrë automatike dhe operatori bën printimin, pasi ato janë të identifikuara, si shpejtësia, si rripi, si telefoni. Pajisja punon edhe në kushtet e errësirës”, është shprehur ai.

Zjarr Tv Ad