‘Dhjetë fakte nga një seancë Rama – Basha – Braçe – Gjekmarkaj’

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga teatri në Parlament, kuptova disa gjëra:

Berisha shpalli datën e Kuvendit, Noka zbulon hapuin e radhës. Është legjitime, nëse nuk e njeh Basha.

1 – Edi Rama e do shumë Lulin, por Luli nuk i duhet më Ramës.

2 – Luli e kishte kafshuar Ramën diku dhe ai, për tre javë, u zhduk në një vend që e dinte vetëm ai dhe Luli.

3 – Luli do përmbyste Trekëndëshin e Bermudës edhe pse në zyrë futej nga dera e pasme.

4 – Luli bëri për të qeshur sallën sapo kapi me dorë shifrat.

5 – Rama i dha leksione politike Lulit dhe ai qeshi me aprovim.

6 – Luli i kishte dhëmbët e fortë gjenetikisht dhe nuk përdorte brilantinë për flokët.

7 – Luli kishte mbyllur gropën e Hajdin Sejdisë me dhè, ndërkohë që Rama nuk e mbylli dot për 11 vite.

8 – Agron Gjekmarkaj kishte përgatitur një poezi, meqënëse nuk merr vesh nga ekonomia.

9 –  Erion Braçe nuk e kishte parë kurrë Lulin duke bërë pazar dhe për pasojë, ai nuk e dinte çmimin e vajit.

10 – Edi Rama mori përsëri borxh edhe 700 milionë euro të tjera në emër të shqiptarëve me destinacion PPP.

Nga kjo dramë politike e kupton fare qartë se rotacioni është marrë peng nga pazaret.

© SYRI.net

Zjarr Tv Ad