Dhuna barbare e Rrajave “zgjon” ministrin Çuçi, i shkon në zyrë kryepolicit Rrumbullaku

0
333
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkuar këtë të shtunë në zyrën e drejtorit Muhamet Rrumbullaku. Mësohet se shkak është bërë ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja.

Reagimi i vonuar i Policisë së Shtetit dhe njoftimi i arrestimi i familjarëve të deputetit socialist Rrahman Rraja ka bërë që këtë të shtunë ministri Çuçi të shkojë në zyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Takimi ka nisur prej disa minutash dhe vazhdon ende.

Dje, Çuçi ka bërë dhe një koment të shkurtër në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke thënë se ngjarja ishte vërtet e rëndë por nuk mund të hidhej baltë mbi Policinë e Shtetit.

Zjarr Tv Ad