Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një grup i posaçëm pune është ngritur nga Partia Socialiste, kjo përmes të cilit pritet të propozohen sanksione të forta për rregulloren e Kuvendit për deputetët që do të përdorin dhunë të çdo forme apo fjalë të rënda në Parlament.
Një gjë e tillë vjen pas incidentit të enjten e shkuar në seancën plenare, kur deputeti i PD-së, Edi Paloka hodhi një shiringë me bojë në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Mësohet se grupi i punës do të drejtohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.