Policia e Korçës ka prangosur një 62-vjeçar pasi dhunoi vajzën e tij dhe gazetaren e një emisioni investigativ gjatë ushtrimit të detyrës. Reporterja me iniciale M. M., 32 vjeçe, nga Tirana do realizonte në kronikë me vajzën e të arrestuarit, 33 vjeçaren me iniciale G. Ç. Por në rrethana ende të paqarta, 33-vjeçarja është dhunuar nga i ati, 62 vjeçari L. J., banues në fshatin Ponçarë dhe ky i fundit ka goditur edhe gazetaren.
Njoftimi i policisë
Devoll
Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe goditi gazetaren e emisionit investigativ gjatë ushtrimit të detyrës, vihet në pranga 62-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. J., 62 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Shtetasi i mësipërm, ditën e djeshme, në fshatin Ponçarë, Devoll, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, shtetases G. Ç., 33 vjeçe, si edhe ka goditur gjatë detyrës shtetasen M. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë gazetare, e cila do të realizonte një kronikë me shtetasen G. Ç., për një emision investigativ.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Panorama.al