‘Dhuroi’ 8 mandate, a i druhet tradhëtisë nga aleatët? Ja si përgjigjet Berisha

0
428
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha ka mbrojtur vendimin e tij për të “dhuruar” 8 mandate deputetësh për partitë aleate, të cilat do të jenë pjesë e koalicionit të madh në zgjedhjet e 11 majit ku përfshihen plot 27 subjekte.

Sipas kreu të Partisë Demokratike këto 26 parti përfaqësojnë një të tretën e elektoratit shqiptar.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me koalicionin që PD formoi me 25 parti për zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur nëse ka frikë nëse aleatët e tij mund ta tradhtojnë gjatë rrugës, duke u bashkuar me Ramën, Berisha tha:

“Ne kemi ftuar të bashkohen me ne të gjitha ato forca politike që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe për Shqipërinë. Ky është bashkim për kauzën kryesore.

Ne kemi ftuar edhe parti të tjera që nuk kanë ardhur, për arsye që ato do ua shpjegojnë në fushatë. Të konsiderosh veten opozitar duhet të ndihesh i tille dhe duhet të kesh liri për ta ndjerë, natyrisht ky koalicion, vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e mbyllura të garantuara, por demokratët duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësi përfaqësojnë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar, pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeset. Por së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad