Dialogu me Serbinë, Albin Kurti takon ambasadorin e SHBA Kosnett

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u takua me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Nga Vetëvendosje kanë bërë të ditur se Kosnett shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe uroi kryetarin Kurti për një fushatë që adresoi shqetësimet e votuesve.

Kurti citohet të ketë thënë do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe se konsolidimi i brendshëm i Kosovës me shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror është prioritet që do ta zbatojë, meqë edhe nevojat e qytetarëve e vullneti i tyre i shprehur në këto zgjedhje ishte për këtë.Ai gjithashtu foli edhe për dialogun.

“Kryetari Albin Kurti tha se dialogu do të fillojë me serbët e Kosovës, nga poshtë lartë për zhvillim e integrim të serbëve qysh në javën e parë. Ndërkaq, në muajin e parë nevojitet takim me z.Borrel, përfaqësuesin e ri të lartë të BE-së për Siguri e Politikë të Jashtme, si dialog me Brukselin për dialog me Serbinë, sepse dialogu me Serbinë duhet të jetë i përgatitur mirë e me parime të qarta. Paraprakisht duhet të mbyllet kapitulli i 33 marrëveshjeve të mëhershme, përkatësisht vlerësimi i zbatimit dhe i ndikimit të tyre. Nuk duhet të vonohemi por s’kemi as pse nxitohemi e bëjmë gabime që na kushtojnë pastaj” thuhet në komunikatën e VV-së.

Zjarr Tv Ad