Moti i keq dhe ngricat, që kanë përfshirë të gjithë vendin, kanë sjellë edhe probleme të shumta.
Dibra vazhdon ende të jetë e bllokuar nga dëbora
Drejtuesit e institucioneve kryesore dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve raportuan në lidhje me situatën , dhe masat e marra për përballimin e situatës.
Situata më problematike është në hapjen e rrugëve rurale dhe lidhjen e fshatrave me rrugët kryesore apo me qytetet, ku sipas autoriteteve rezulton se ende një pjesë e madhe e fshatrave janë nën pushtetin e borës.
Shkollat nuk janë hapur as ditën e sotme , pasi një pjesë e mirë e shkollave nuk kanë dru zjarri për ngrohje , por edhe për shkak se nuk lëvizin furgonët që transportojnë nxënësit nga fshatrat .
Prefekti u kërkon që të mobilizohen të gjithë edhe njerëzit nëpër njësitë administrative, për të ndihmuar njëri – tjetrin në raste emergjencash