Dibër/ Prefekti mbledh Shtabin e Emergjencave

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti i keq dhe ngricat, që kanë përfshirë të gjithë vendin, kanë sjellë edhe probleme të shumta.

Dibra vazhdon ende të jetë e bllokuar nga dëbora

Drejtuesit e institucioneve kryesore dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve raportuan në lidhje me situatën , dhe masat e marra për përballimin e situatës.

Situata më problematike është në hapjen e rrugëve rurale dhe lidhjen e fshatrave me rrugët kryesore apo me qytetet, ku sipas autoriteteve rezulton se ende një pjesë e madhe e fshatrave janë nën pushtetin e borës.

Shkollat nuk janë hapur as ditën e sotme , pasi një pjesë e mirë  e  shkollave  nuk kanë dru zjarri për ngrohje , por edhe për shkak se nuk lëvizin furgonët që transportojnë nxënësit nga fshatrat .

Prefekti u kërkon që të mobilizohen të gjithë edhe njerëzit nëpër njësitë administrative, për të ndihmuar njëri – tjetrin në raste emergjencash

Zjarr Tv Ad