Digjet magazina në Lezhë, shpëtojnë çifti i të moshuarve

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy të moshuar kanë shpëtuar për mrekulli nga flakët e zjarrit që përshinë një magazinë ngjitur me banesën e tyre në Ishull Lezhë. Zjarri u shfaq rreth orës 16:00 të së shtunës, ndërsa shkak i flakëve mendohet se janë bërë luhatjet e energjisë elektrike. Fillimisht kanë qenë banorët që kanë ndërhyrë por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e zjarrfikëses, e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre dhe parandaluar rrezikun te banesat aty pranë. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarr Tv Ad