Dikur mbajti anën e Bashës/ Grida Duma tregon pse iu bashkua protestës së Berishës

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Grida Duma foli nga sheshi për “Open” duke zbuluar se pse ju bashkua protestës së opozitës, të thirrur nga Sali Berisha.

“Është protestë e PD. Për çdo individ organizate, jo më PD, unë jam aty në protestë. Duhet të fuqizojmë reagimin e njerëzve. Problemi më i madh që kanë sot shqiptarët është mpirja. Gjëja që më shqetëson më shumë është se njerëzit kanë humbur shpresën, që përmes reagimit do të ndryshojnë pushtetin e Ramës.

Të gjitha qëndrimet e mia për një PD më të madhe, me ndërkombëtarët dhe aleatin strategjik SHBA, për një PD me shumë ngjyra, qëndrojnë të njëjtat gjëra për mua. Ajo që pashë sot te demokratët ishte emocioni që na shikonin bashkë. Përmes demokratëve do të ngrihen shqiptarët.

Pa ata nuk ka ngritje, nuk ka peshë të aksionit politik. Sot pashë, për hir të së vërtetës, një frymë të mirë besimi e shprese. Unë kam qenë pjesë e cdo proteste të PD dhe do të jem, por e sotmja ishte me një frymë besimi më të madhe”, tha Duma.

Zjarr Tv Ad