Diplomati rus që u arrestua në veri, “non grata” në Kosovë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova shpall “non grata” diplomatin Rus Mikhail Krasnoshchenkov, punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara  i cili u arrestua gjatë operacionit në veri të Mitrovicës për tu liruar më pas.

Haradinaj: Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019.

Kryeministri Haradinaj i bën thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin.

Haradinaj thotë se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit.

Më herët zëvendëszëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Fahran Haq sqaroi se detajet lidhur me incidentin janë ende nën hetim.

“Në këtë fazë, bazuar në të dhënat e një vlerësimit të plotë bërë nga ekspertë të mjekësisë në spitalin e Mitrovicës Veriore dhe ekipi mjekësor i UNMIK-ut, është e domosdoshme që punonjësi ndërkombëtar i stafit të OKB të dërgohet në një vend ku mund të ofrohet trajtim special për lëndimet që ka marrë. Bëhet fjalë për punonjësin e OKB me nacionalitet rus”.

Haq përsëriti kërkesën e të dërguarit special, Zahir Tanin, që Kosova të respektojë imunitetin e të gjithë stafit të OKB dhe i bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin dhe dinjitetin e të gjithëve për të jetuar të lirë dhe në siguri e paqe.

Anëtarët e stafit të UN, njëri rus dhe tjetri nga Kosova, u lënduan gjatë një aksioni të policisë së Kosovës për arrestimin në veri të vendit, të disa personave që dyshohen për kontrabandë dhe krime të tjera.

 

Zjarr Tv Ad