Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pasi rriti 5 fëmijë dhe doli në pension në moshën 77 vjeçare nga puna e saj si sekretare, Janet Fein mori një vendim shumë të guximshëm.
Fein iu rikthye shkollës dhe në moshën 82-vjeçare arriti synimin e saj duke marrë një diplomë bachelor nga Universiteti i Teksasit në Dallas.
“Nuk kisha asgjë për të bërë kur dola në pension,”-tha Fein, e cila u diplomua në sociologji.
Ajo mendoi se do ti bënte mirë të lexonte dhe të shkruante.
“Mësova shumë dhe kjo më bëri të lumtur,”-u shpreh e sapodiplomuara.
Fein mori pjesë në një program shtetëror në Teksas që u lejon njerëzve të moshës 65 vjeç e lart të marrin deri në gjashtë orë leksione pa pagesë në universitetet publike në Teksas.