Varri 4.400 vjeçar në Egjipt

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një varr 4.400 vjeçar, i ruajtur në gjendje të mirë, është zbuluar në Egjipt.

Varri, i zbukuruar me hieroglife shumëngjyrëshe dhe me statuja faraonësh, u gjet në jug të Kajros të shtunën.

Ndërsa zyrtarët presin të zbulohet më shumë kur arkeologët të përfundojnë gërmimet në vend në muajt e ardhshëm.

Varri u gjet në nekropolin e lashtë të Saqqarës. Ai ishte i paprekur dhe i ruajtur në mënyrë perfekte, sipas Mostafa Wazirit, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve.

Ndërsa u shpreh se ky ishte zbulimi më i veçantë gjatë dekadave të fundit.

Varri daton gjatë sundimit të Neferirkare Kakai, mbreti i tretë i Dinastisë së Pestë të Mbretërisë së Vjetër.

Varri është 10 metra i gjatë dhe 3 metra i gjerë, tha Waziri. Mendohet varri i lashtë i përket një prifti mbretëror të Dinastisë së Pestë.

 

Zjarr Tv Ad