Disa të vërteta nga Gjergj Luca, për të cilat nuk jemi gati t’i dëgjojmë

0
545
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Albert Vataj

Gjergj Luca është miku im, nga të paktët, i vërtetë në vërtetësinë e të qenit vetvetja. Pavarësisht se interesat tona pikëtakohenë në dimensione të ndryshme, ai mbetet një integritet personal, të cilin e adhuroj, aniqysh edhe për mënyrën se si ai rreket t’i bëjë gjërat, se si ai kërkon t’i qaset realitetit.

Gjergj Lucës: Nëse ne nuk vështrojmë dhe konsiderojmë të shkuarën, nuk mund të udhëtojmë drejt së ardhmes. Atë të ardhme që aspiron me forcë përnga e vërteta, e vërteta që vjen nga puna, nga përkushtimi, nga ajo që bëhet rrëfyes i synimeve që duhet të kemi të gjithë për të përfaqësuar dhe mbrojtur vlerat tona të vërteta.

Gjergj Luca është një sipërmarrës ndryshe nga të gjithë ata që janë pjesë e ngjarjeve me impakt ekonomik në Shqipëri. Kur themi ndryshe, ai është i tillë në tërësinë e komponentëve që e identifikojnë atë. Ai është rebel dhe kokëkrisur, por kjo nuk e zhbën gjithë atë arritje, pas së cilës qëndron ai, qëndron kurajoja dhe besimi, mundi dhe sakrifica.

Gjithëpoaq ai ka një pikë të dobët, ndryshe nga biznesmenët e tjerë, që vetërrethohen më një heshtje misterioze dhe kërcënuese në të berit të gjërave, ai nuk mund të hesht. Ai flet, ndoshta më hapur se ç’na pëlqen, thotë disa të vërteta, për të cilat nuk jemi gati t’i dëgjojmë, zemërohet për shqetësimet që pajtueshmëria jonë i asgjësoi me zakonshmëri.

Ai i jep zë shpirtit të tij që trazohet keq nga gjërat e këqija. Flet sinqerisht dhe shpesh tregohet aq transparent, sa të na ballafaqojë me ujditë dhe kompromiset që bëjmë me të patolerueshmen, me fajet tona, të cilat kurrsesi nuk janë problem dhe aq më pak shqetësim për të, por si një qytetar syhapur i këtij vendi, flet, bërtet, tensionohet, shpesh e tepron, por ama ai i thotë gjërat troç, i bindur se pak janë ata, të cilëve kjo u shkon sipas oreksit.

Në fund të fundit ai është ai, Gjergj Luca, njeriu që merr energji nga densiteti i veprimtarisë së çdoditshmes, është ai që nuk mund ta parashikosh, është një potencial njerëzor që arrin të vërë në lëvizje një superstrukturë të përbindshme të veprimtarisë ekonomike shqiptare, siç është “Rozafa”.

Ai mund të jetë gjithkund dhe gjithkush në gjithçka dhe në çdo gjë që prania e tij sfidueshëm kërkon të jetë. Është i njerëzishëm në totalin e sjelljeve të tij, madje edhe kur shpërthen në urtësi të dlirë dhe në “çmenduri” të skajshme. Përgjithësisht paragjykohet dhe keqkuptohet, sikundër ai kurrë nuk e ka pretenduar se ka ardhur në realitetin shqiptarë si një sipërmarrës që duke u shtirur kërkon të tregojë se është ai që nuk mund të jetë.

Miku im, Gjergj Luca, ne kemi të njëjtin armik, atë që tenton të vrasë shpirtin tonë prej zjarri dhe drite, të cilin paraardhësit tanë e mëkuan në kohje dhe hyjnin e asaj epike ku u ngjizëm.

Sot gjërat kanë ndryshuar, por thellë në kemi mbetur ai shpërthim, ajo shkreptimë drite e vullnet dinjiteti dhe mirësie, e cila edhe pse sulmohet pareshtur nga lukuni hakërrishë të trazuara dhe dinjitetesh të deformuara, mbetet po ajo, e ditura në diellin e vlerave që na përfaqësojnë dhe i mbrojmë me shpirt e përkushtim.

Zjarr Tv Ad