Dita e parë e shkollës, Basha dhe Meta urojnë nxënësit: Bëni kujdes! Do të jetë vit sfidues prej pandemisë!

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor në Shqipëri.

Në ditën e parë të shkollës, Basha bën apel që të mos mungojë kujdesi për të mbrojtur shëndetin pasi edhe ky viti do të jetë sfidues.

Gjithashtu Basha mesazhin e tij e ka shoqëruar me një video të fëmijëve në ditën e parë të shkollës.

“Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve”, shkruan Basha.

Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh urimi veçanërisht për vogëlushit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

“Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës! Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad