Dita e Verës në kohën e koronavirusit: Shqipëria në shtetrrethim

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dita e Verës e 14 marsit 2020 do të mbahet mend gjatë. E gjen Shqipërinë me diell, por të gjithë qytetet kryesore në shtetrrethim, si masa ekstreme për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit COVID-19. Deri tani në Shqipëri janë shënuar 33 raste positive, përfshi në ktë shifër dhe të moshuarën në Durrës që humbi jetën, ndërsa rastet pritet të shtohen.

Përveç Tiranës dhe Durrësit të cilat janë në shtetrrethim prej të premtes në mëngjes, sot janë zgjuar në shtetrrethim edhe Fierin. Vlorën, Lushnjën, Shkodrën. Elbasanin.

Po ashtu ndalohet qarkullimi i automjeteve pa leje nga Policia e Shtetit në akset rrugore nacionale: Fier-Vlorë, Vlorë-Lushnje Shkodër-Lezhë, Elbasan-Korçë.

Do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara si në Tiranë-Durrës. Autobusë të akredituar nga Policia e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre, po ashtu ata të administratës dhe s’mund të kryejnë punën nga interneti të pajisen me kartelën identifikuese që të qarkullojnë me automjet privat.”

Në orën 10:00 hyn në fuqi dhe ndalimi i hyrje e daljeve përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus. Do të lejohet vetëm hyrja me automjete private.

Gjithashtu është mbyllur kufiri drejt Malit të Zi ne Muriqan dhe Vermosh.

Në përgjithësi ky shtetrrethim i detyruar është respektuar nga popullata por ka pasur dhe të ‘pabindur”. Qeveria ka paralajmëruar masa të rrepta ndëshkuese për ata që nuk zbatojnë kufizimin e lëvizjes deri në heqjen e patentës dhe heqjen e të drejtës për ta pasur për disa vite. Gjithashtu është parashikuar dhe penalizim për të gjithë shitësit dhe farmacistët që do të abuzojnë me çmimet.

Zjarr Tv Ad