Djali i Bekim Fehmiut: “Sa shumë i urrejnë serbët shqiptarët”

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Uliks Fehmiu, djali i aktorit të ndjerë shqiptar, Bekim Fehmiu ka treguar disa detaje rreth jetës private për mediat e huaja.

Aktori ka treguar se viti i parë në të cilin nuk ka shkuar për pushime verore në Kroaci ishte në vitin 1991.

Atë vit kishte vendosur të shkonte në Ibiza pasi kishte menduar të kërkonte vizë  në Ambasadën Amerikane në Barcelonë, por në shtetin spanjoll ishte festë dhe ambasada ishte e mbyllur, kështu që u kthye në Beograd.

Gjatë udhëtimit me taksi, ai tregon se si ishte gjendur mes ofendimesh raciste duke shkuar për në banesë.

Kur i tregova një shoferi taksie adresën, ai tha “E urrej këtë adresë” – e pyeta pse, ai ma ktheu “Aty jeton shqiptar ndyrësira, ndoshta tashmë u zhvendos në Kosovë”…Unë ia ktheva “Është babai im dhe ai heshti”, ka thënë Uliksi.

Mes të tjerash artisti tregoi se kishte ikur në SHBA pasi  nuk dëshiron të jetë pjesë e ushtrisë së shtetit serb. Ndërkohë Fehmiu prej disa kohësh jeton përtej oqeanit Atlantik dhe po e zhvillon aty karrierë artistike.

Kujtojmë se aktori i madh, Bekim Fehmiu u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare të 15 qershorit 2010. Ai u vetvra me pisoletë pa lënë ndonjë amanet edhe pa bërë bujë. Jeta e tij ishte rënduar tejmase nga qëndrimi në Beograd, nga lufta në Kosovë e masakrat serbe.

 

Zjarr Tv Ad