Djali i drejtorit sportiv i jep lamtumirën skuadrës së Serisë A

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Etien Tare largohet përfundimisht nga skuadra e Lacios. Bëhet fjalë për djalin e drejtorit sportive Igli Tare, i cili ka vendosur që të bëhet pjesë e futbollit profesionist.

Pas 13 vitesh të kaluar në akademinë e Lacios, djali tashmë 18-vjeçar i ish-sulmuesit të përfaqësues shqiptare, i cili luan po ashtu në repartin e avancuar, ka mbyllur lidhjet me klubin bardhekaltër. Ai ka postuar sot edhe një video në rrjetet sociale, duke falënderuar bardhekaltrit që kishin qenë praktikisht shtëpia e tij e dytë që në vegjëli.

Tani atë e pret futbolli austriak, ku për momentin është i regjistruar me ekipin e dytë të Rapid Vjenës. Skuadra militon në kategorinë e dytë austriake dhe atje Etien shpreson që të ketë mundësinë të shpërthejë edhe në skuadrën e parë, me të cilën ka luajtur Hamdi Salihi, nëse do të arrijë të konfirmohet si një nga emrat e spikatur të kampionatit.

Zjarr Tv Ad