Çmimi i naftës/ Partia e Lirisë: Bordi i hajdutërisë i bën sytë dhe veshët katër kur ka rritje në bursë, tallet me shqiptarët…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës dhe benzinës me vendim të bordit të transparencës të njoftuar ditën e sotme.

Ajo shprehet se kur çmimet ulen në bursë, bordi pret disa ditë dhe vazhdon talljet duke reflektuar uljen me 1 lek ndërsa kur ato nisin të rrisin bordi bën sytë katër për të rritur direkt kostot e shitjes së karburanteve.

“Kur çmimet e naftës, benzinës dhe gazit ulen në bursë, Bordi i Hajdutërisë pret 3-4 ditë dhe bën sikur reflekton uljen e tallet duke e ulur me 1 lek. Aman nëse ndodh që çmimi i karburanteve të rritet në bursë, Bordi i bën sytë e veshët ketër dhe i rrit çmimet direkt me 8 lekë…

Bord proaktiv, nuk ke ç’i thua; nuk i zë gjumi për t’ua futur shqiptarëve!”, shkruan Silva Caka.

Zjarr Tv Ad