Djali i Hashim Thaçit bën deklaratë në emër të familjes: Nuk mund ta ndryshojnë dot historinë e lavdishme të UÇK-së

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas konfirmimit të aktakuzës po përballet në Hagë, me pretendimet për k rime lufte. Në këto momente të vështira, të një beteje ligjore me aludimet e Gjykatës Speciale, i biri i tij, Endri, ka shprehur mirënjohje të thellë “për mbështetjen dhe interesimin që qytetarët po tregojnë, për ish-Presidentin”.

“Familja jonë është shumë krenare me kontributin në këto tri dekada të birit, vëllait, bashkëshortit dhe babait tonë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe jemi të bindur se asnjë pretendim, sado dashakeq që mund të jetë, nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, Endri shkruan se ata si familje, besojnë në drejtësinë ndërkombëtare dhe janë të bindur që; asnjë pretendim nuk mund ta ndryshojë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zjarr Tv Ad