Djegia e flamurit serb/ Vokshi: Arrestimi i paligjshëm, Rama me këto veprime anti-shqiptare ta dijë se protestat do vijojnë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së në një deklaratë për mediat pas vendimit të gjykatës për 2 të arrestuarit e protestës tha se nuk u gjet asnjë provë për ta, duke paralajmëruar Ramën se për veprimet e tij anti-shqiptare protestat do të vijojnë. Vokshi u pyet dhe për dorëheqjen nga cështja e statutit të gjykatësit Agron Zhukri, ku deklaroi se askush nuk e cenon vendimin e sovranit, referuar ish-kryeministrit Berisha.

Kujtojmë se Zhukri ka hequr dorë për shqyrtimin e çështjes së ndryshimeve të bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e 11 dhjetorit, pasi sipas tij kishte konflikt interesi. Por pavarësisht dorëheqjes së tij, kjo gjë nuk është pranuar nga Gjykata e Tiranës, duke ia kaluar sërish çështjen me detyrim dhe procedurat e shqyrtimit gjyqësor gjyqtarit në fjalë.

Vokshi: Nuk vunë në dispozicion prova për fajësinë e dy të arrestuarve, ajo që ka ndodhur është e qartë, qytetarët që morën pjesë në protestën e organizuar nga Partia e bene me te drejte ate gjest.

Në një kohë kur Gjykata e Apelit të Serbisë nuk i ka quajtur vepra penale gjestet apo ofendimet ndaj shqiptarëve , Duam ti bëjmë me dije Edi Ramës dhe kujtdo që bën veprime anti-shqiptare që protestat do të vijojnë. Arrestimi është i paligjshëm dhe inkurajojmë organin e drejtësisë që hetimi të bëhet në mënyrë objective dhe të mos marrë porosi nga Rama.

Gazetari: Çfarë mendoni për dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes për ndryshimet në statut të gjyqtarit Zhukri?

Vokshi: Askush dhe asgjë nuk mund të cenojë vendimin e sovranit. Basha është thjeshtë një deputet, është shkarkuar nga demokratët që kanë votuar në mënyrë të qetë dhe të drejtë. Komisioni po bën mbledhje të përditshme dhe do ju bëjmë me dije për protestat . (faxweb.al)

Zjarr Tv Ad