‘Do bëhem i hidhur kur flas për BE-në’, Rama nga Austria: Na kanë marrë peng, Unioni nuk është i shëndetshëm

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë i pranishëm në Vjenë, në Forumin Europian, për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, ka falenderuar kancelarin austriak Karl Nehammer. Nga ana tjetër, Rama nuk i kurseu kritikat ndaj BE, që sipas tij në vitet e fundit ka treguar se nuk është e shëndetshme.

“Nuk falënderoj dot sa duhet kancelarin, është këtu me ne, është ulur krah meje ashtu siç ulet krah meje në Këshill sepse Austria dhe Shqipëria fillojnë me gërmën A. Ai është mbështetës i Ballkanit perëndimor dhe Shqipërisë Faleminderit Karl, Zoti të bekoftë.

Pas këtyre fjalëve të bukura do më duhet të bëhem i hidhur sepse do flas për BE.

Mohon të flasë publikisht për shuplakën e famshme, ja sa para po humb Will Smith

Në banak mish, nën dorë kokainë dhe marjuanë, pranga 4 shqiptarëve ‘kasapë’

Ndihem i keqardhur për BE, vërtet i keqardhur. Shumë njerëz i komentuar ato çfarë thashë në konferencë për shtyp pas takimit si një zemëratë e madhe, po mund të jetë, por s’ka të bëjë me ne por me BE.

Pasi qëndruam për 4 orë me udhëheqësit e vendeve, i dëgjuam dhe ndjemë pafuqinë e tyre përballë një situate surreale ku Bullgaria merr peng dy vende të NATOS në mes të një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës, që rrekej të qëmtonte pasiguri historike mu përpara syve të 26 vendeve të tjera që s’mund të bëjnë asgjë. Dje Parlamenti bullgar votoi diçka që do jetë mjaftueshme për Maqedoninë e Veriut, kjo s’lidhet vetëm me Bullgarinë”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad