Do çonin me skaf 18 shtetas drejt Italisë, arrestohet njëri prej organizatorëve

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria është kthyer tanimë në korridor të trafikuar të arabëve përmes detit por dhe tokë.  Një 45 vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë me skaf, në mënyrë të paligjshme nga Kavaja drejt Italisë, 18 shtetas që kishin hyre ilegalisht në Shqipëri.

Ngjarja është regjistruar disa muaj më parë, ndërsa 45 vjeçari me inicialet B.B është arrestuar sot në lagjen “15 tetori” Vlorë, pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë

Zjarr Tv Ad