Aktori Agron Llakaj, ishte dje i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për karrierën dhe jetën e tij private.
Ndër të tjera, artisti është pyetur nëse do t’a pranonte ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 3”, pasi njerëzit janë kuriozë t’a shikonin në këtë format.
“Në qoftë se duhet të jemi të sinqertë se ne nga Tepelena flasim drejtpërsëdrejti. Unë nuk kam asgjë me Big Brother sepse mbaj mend se kur ka vajtur Donaldi, unë kam përcjellë një mesazh. I kam thënë Donaldit ‘unë investova dhe të rrita për luan pylli, jo për luan kafazi’.Është një jetë e mbyllur dhe duke qenë si e tillë, është një projekt që njerëzit e mbështesin. Në momentin që në televizionin që investohet, kur shikon që ajo nuk ecën, natyrisht që nuk riinvestohet. Njerëzit e pëlqejnë, nuk e di”, tha Llakaj.