“Do ndryshojmë qëndrim në raport me BE-në”/ Berisha paralajmëron kryeministrin Rama: Mos gabo ta lëvizësh asnjë milimetër

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën që të mos ndryshojë qëndrim në procesin e integrimit europian. Duke iu referuar deklaratave të Ramës se nëse nuk hapen negociatat me Shqipërinë, ne do mbajmë qëndrim, Berisha thotë se do të ishte gabim shumë i rëndë.

Nga Lezha ku po zhvillon një takim me demokratët, Berisha deklaroi se drejtimi i vetëm i Shqipërisë është drejt Bashkimit Europian.

“Si parti demokratike duhet të jemi bërthama e kësaj lëvizje me të cilën duhet të bëjmë gjithçka që të bashkohet vetes shqiptar. Që i beson Shqipërisë, unë ju them ju, vend me potencial si ky vend nuk ka. Nëse i vendosim vetes qëllim të nxjerrim shqiptarët nga varfëria. Ne krijuam klimën e biznesit, dyfishuar rrogat dhe pensionet. Shqiptarët panë se këtu mund të jetohet dhe të ndërtohej një jetë në përmirësim. Nuk u ndal treni ynë drejt Europës. U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin. Para zgjedhjeve, mos harroni se Edi Rama bllokoi statusin me 3 ligje. Shumë thanë se nuk e kanë kundër Europës. Çfarë ndodhi këto 8 vite, cilat janë hapat? Tani del dhe thotë se po nuk na e dhatë, do shohim drejtimin. Mos gabo ta lëvizësh qoftë dhe një milimetër, se drejtimi ynë është vetëm Europa e bashkuar dhe Bashkimi Europian. Paraardhësit kanë luajtur me drejtimin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Shqiptari do jetë shqiptar” – tha Berisha.

Zjarr Tv Ad