Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, foli për zhvillimet brenda kësaj force politike, duke thënë se partia, e cila tashmë është e ndarë në dy kampe, në këtë moment duhet të jetë e bashkuar.
I pyetur nëse do të rreshotohet krah Berishës nëse gjykat e njeh ligjërisht si kreun e PD, Korreshi pohoi se do të bashkohet me Berishën, ndonëse ka mendime të ndryshme nga ai.
Korreshi: Unë kam patur rezervat e mia për Rithemelimin, por këtu jemi për PD. Duam apo nuk duam…Pjesën ma të madhe të fajit e ka opozita se ka patur hallet e veta dhe nuk ka ditur t’i zgjidhë. Ne duhet të dimë se kish duhet të jetë dhe de juro. Kjo gjykatë nuk mund të presë dhe nuk harxhon një orë për tu marrë me PD. Ne duhet të dimë se cili nga kuvendet, do të njohë gjykata. PD varet nga në vendim gjykate. Ne do të bashkojmë PD, sa të më jepet zëri, debatet do t’i bëj brenda institucioneve dhe jo nëpër televizione, kjo nuk e ndihmon PD të rritet.
Pyetje: Do të bashkoheni e zotin Berisha?
Korreshi: Patjetër, nëse do të jetë kryetari i PD, ku do të vetë unë. Luftën tonë e bëjmë brenda selisë së PD. Berisha me këdo që të kandidojë brenda PD, ai fiton. Ka zëra se mund të kthehet Basha, por kjo do t’i bënte akoma më shumë dëm PD-së. Ne duhet të mendojmë si të sjellim fitoren në PD. Dajak e përditë, mëngjes, drekë, darkë, janë marrë peng numuruesit e PD në kohën e zgjedhjeve.
Pyetje:Pse nuk shkoni që tani pas Berishës?
Korreshi: Sepse tani mendojmë ndryshe nga Berisha. “Non grata” e Berishës prish punë brenda PD, por Berisha ka thënë se do të zgjidhë në mënyrë private. Në marrëdhënie ndërkombëtare do të ketë koston e saj. Gjykimi im personal ishte se ne duhet të kishim një kuvend, të dy si Berisha dhe Basha nuk patën guximin. Asnjë zgjedhje nuk është bërë në institucionet.