Do të mbrojmë nderin e 25 prillit”, PD nuk merr pjesë në mbledhje, Toni Gogu: Na ofenduan por ne do jemi sërish nesër këtu

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sërish është përsëritur e njëjta situatë për mbledhjen e rradhës të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Këtë herë mbledhja është bojkotuar nga Partia Demokratike, ku asnjë prej anëtarëve nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e planifikuar më herët.

Nënkryetari socialist i Komisionit, Toni Gogu, tha se në mbledhjen e kaluar që u zhvillua dy ditë më pare, nuk u votua që Komisioni të mblidhej dje por u la për sot.

Gogu tha se opozita nuk u paraqit në mbledhje, teksa ftoi kryetarin e Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj që të uleshin në tryezë dhe të bien dakord për kalendarin e punimeve.

Më tej, Gogu shtoi se PS do të jetë aty pasi do të mbrojnë nderin e zgjedhjeve.

“Ka një nxitim të kolegëve që ta paragjykojnë punën e këtij komisioni. Pasi ne e votuam me 74 votat tona morëm mbrapsht mallkime, paragjykime dhe sharje. Ne donim vetëm një gjë miratimin e rendit të ditës. Pika 7 e rregullores ishte mbledhja e radhës. Në kundërshtim me procedurat, kryetari nga e mohoi këtë të drejtë. Një nga anëtarët na etiketoi ‘gangster’. Propozuam që të mblidheshim sot, pasi ishte vonë dhe nuk mundet të takoheshim. Ne duhet të ishim nëpër zona. Ajo që morëm është se vijmë sot dhe nuk janë të pranishëm. Ne do të vazhdojmë që të vijmë dhe nesër. Ne do të vijojmë vullnetin tonë, që qytetarëve t’iu vijmë në ndihmë. PS do të vijojë hetimin. Sot bëj të njëjtën ftesë. Ftoj zotin Aliebaj që të dakorëdsojmë kalendarin dhe të nisim një orë e më parë hetimin. Ne do të jemi aty siç ishim sot. Jemi përditë, pasi jemi në vullnet të mirë. jemi të zhgënjyer nga insinuatat dhe gjerat e vogla. Por nuk jemi të shkurajuar. Nderin e zgjedhjeve do t’i mbrojmë së bashku.”, u shpreh Gogu.

Zjarr Tv Ad