Luigi Soreca: Bashkëpunojmë me PD-në edhe me Berishën si kryetar të saj

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka folur nga Korça në lidhje me propozimin e PD-së për vettingun në radhët e politikanëve. Po ashtu, ai komentoi edhe situatën e brendshme në PD.

Soreca u shpreh se nisma e PD për vettingun tregon rëndësinë që ka pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, ndërkohë që nuk e mohoi bashkëpunimin me Berishën, e shpallur non- grata nga SHBA.

Soreca tha se ambasada e BE, nuk e ka ndaluar komunikimin me politikanët shqiptarë në asnjë moment, e madje as në kohën kur opozita dogji mandatet dhe braktisi Kuvendin.

“Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashkëpunuar me PD edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike,” tha Soreca.

Zjarr Tv Ad