“Do të vazhdojmë të tentojmë dialog brenda llojit”- Çollaku: Duke bllokuar këtë parlament, po bllokojmë veten tonë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike zyrtare, Kreshnik Çollaku është ndalur të flasë për mediat për përfundimit të seancës plenare e cila zgjati vetëm 12 minuta.

Çollaku shprehet se ata e kanë mbështetur dhe e mbështesin aksionin e kolegëve të tyre, por duket se kjo në thelb po dëmton opozitarizmin dhe debatin në atë sallë, që është e vetmja armë e tyre.

Ai tha po ashtu se ata do të vazhdojnë të tentojnë dialog brenda llojit për të dalë nga kjo situatë.

Çollaku: Dhe kjo e sotme është seancë anormale. Një anormalitet që ne mendimin tonë thelb dëmton opozitarizmin dhe debatin, që është e vetmja armë e saj.

Mazhoranca në komoditet të plotë në interesin e saj kalon për pak minuta disa ligje.

Ne as nuk mundëm të bëjmë debat dhe të parashtrojmë vërejtët dhe alternativën tonë.

Në një periudhë kohë e kemi kuptuar, e kemi mbështetur fdhe mbështesim kërkesën e opozitës dhe pjesës së tjetër saj për ngritjen e komisioneve hetimore, por mesa duke kjo rrugë siç e kemi paralajmëruar nuk po rezulton e efektshme. Këtu duket ese e humbura e madhe është opozita .

Do të doja që të inkurajoj atë zëra racional dhe të arsyeshëm që të kuptojmë që duke bllokuar këtë parlament në këtë mënrë, bllokojmë veten.

Ne do vazhdojmë të tentojmë një dialog brenda llojit. Duhet kuptuar që në thelb interesi ynë është që qeveria të vihet me shpatulla pas murit në këtë sallë.

Zjarr Tv Ad