“Do t’iu padisim në gjykatë”- Prindërit paralajmërojnë qeverinë për mbylljen e kopshtit të “Turgut Ozal”: Na keni shkaktuar dëm psikologjik te fëmijët

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prindërit e fëmijëve të prekur nga mbyllja e kopshtit “Zübeyde Hanım”, të “Turgut Ozal”, kanë mbajtur këtë të enjte një protestë në ambientet e jashtme të kryeministrisë.

Të shoqëruar nga fëmijët e tyre ata theksuan se do të padisin në gjykatë qeverinë, për shkaktimin e dëmit emocional dhe psikologjik për ta dhe fëmijët e tyre.

“Të bëhemi të gjithë prindërit bashkë. Në mënyrë që dhe ne ta hedhim në gjyq si një palë e tretë dhe të mos mbetemi me kaq.

Është bërë dëmtim psikologjik, moral dhe emocional ndaj fëmijëve tanë  dhe ndaj nesh. Jemi paralizuar edhe ne edhe fëmijët. Unë nuk mund ta çoj fëmijën në një kopsht 20 km larg, në shkelje të ligjit. Ligji thotë që duhet ta çojmë fëmijën aty ku kemi lagjen. Unë banjo në Kamëz dhe duhet ta sjell në Tiranë. Në listën që na u prezantua kishte vetëm kopshte të cilat ndodhen në Tiranë”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad