‘Do u jap hakun të gjithëve’/ Fisnik Qosja betohet si kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fisnik Qosja është betuar si kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, i cili mundi në garën e 14 Majit kandidatin e PS-së, Redjan Krali. Ai tregoi për News 24 ditët e para në zyrë. Ai tregoi sesi do të bëhet punësimi i njerëzve të kualifikuar pa u bazuar në ngjyrat politike të secilit, duke treguar se do të ketë një rishikim të administratës në bazë të aftësive.

“Do ta marr me qetësi, do i jap secilit hakun dhe në radhë të parë do vlerësoj profesionistët, çdo profesionist që është në vendin e duhur dhe punën e duhur nuk do e shoh nga ngjyrat politike, do i jap dorën dhe do i them punë të mbarë”- tha Qosja!

Kryetari i Kavajës Qosja tregoi se drejtimi i qytetit ka qenë një nga ambiciet e tij që në momentin që është bërë pjesë e politikës!

“E kam menduar që një ditë mund të jem në krye të Bashkisë së Kavajës, dua të jem i sinqertë me ju dhe publikun, një njeri që nuk ka ambicie në politikë, por hyn sa për të kaluar kohën i them të mos bëhet pjesë e politikës. Edhe situata aktuale në PD është këtu ku është se ka pasur disa njerëz që e kanë parë Partinë Demokratike thjesht si një mundësi për të arritur diku tjetër”, tha Fisnik Qosja.

Zjarr Tv Ad