Dodik: të pranohet propozimi i Serbisë për demarkacionin me Bosnjën

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Presidencës së BeH Milorad Dodik tha sot se zgjidhja e çështjes kufitare midis Serbisë dhe BeH duhet të aktualizohet.

Ai tha se të gjitha duhet t’i lihen me besimin se do të zgjidhet ‘vetvetiu’ dhe për Tanjug thotë se marrëveshja e demarkacionit e propozuar nga Serbia duhet të pranohet.

Gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Dodik vuri në dukje problemin e kufirit të Bosnjë e Hercegovinës me Kroacinë dhe Serbinë, duke deklaruar se ka një vonesë dhe se këto çështje duhet të aktualizohen.

Ai propozoi që Serbia të formojë një komision ekspertësh që duhet të zgjidhë rendin e hapave – nëse kufijtë duhet të përcaktohen sipas gjendjes kadastrale dhe pastaj ato ndryshohen ose anasjelltas.

Kufiri BeH-Serbi është 335 kilometra i gjatë dhe pjesët e diskutueshme janë në Zvornik dhe Bajina Bashta, përkatësisht hidrocentralet në Zvornik dhe Bajina Bashta, hekurudha Beograd-Bar që kalon nëpër BeH, dhe komunat Priboj dhe Rudo.

Në takimin trepalësh të BeH, Serbisë dhe Kroacisë në Mostar vitin e kaluar, pati diskutime për këtë çështje dhe presidenti Aleksandar Vuçiq u tha mediave se Serbia tashmë ka ofruar një zgjidhje kompromisi bazuar në bisedimet në Sarajevë dhe se “dy nga tre përfaqësuesit e BeH” mendonin, ata ishin të prirë ta pranonin atë.

Megjithatë, deri më sot, çështja e pikave kontestuese në kufirin e Serbi- Bosnjë nuk është zgjidhur.

 

Zjarr Tv Ad