‘Doja të ndiqja ëndrrat e mia, të vazhdoja shkollën’, dëshmon studentja që vrau babain dhe e shpalli të zhdukur: Donte të më fejonte me dikë nën nivelin tim

0
238
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku vajza 19-vjeçare vrau të atin ka tronditur Shqipërinë.

Ajo e ka vrarë me armë zjarri dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë. Vëllai i saj 25-vjeçar më 13 shkurt e ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit, Pëllumb Meta, ku nisën dhe hetimet për këtë ngjarje. Policia më 17 shkurt zbuloi makinën e viktimës të parkuar në në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, ku nga veprimet hetimore, zbuluan se Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë nga vajza e tij Hygerta Meta, e cila është nën prangat e policisë. Ajo ka deklaruar se e vrau të atin, pasi ai dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Dyshohet se në dijeni të krimit kanë qenë dhe familjarë të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar në fshehjen e krimit përmes varrosjes së 50-vjeçarit në oborrin e shtëpisë.

“Doja të ndiqja ëndrrat e mia, të vazhdoja shkollën”. Kështu ka deklaruar Hygerta Meta, e cila vrau babain e saj dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë, ndërsa familja e shpalli të zhdukur.

19-vjeçarja ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa theksoi se shkak ishte bërë fakti se babai, Pëllumb Meta, donte ta fejonte me një djalë nga fshati i saj, Shënvlash i Durrësit, emigrant.

“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dikë që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava.”, mësohet të jetë shprehur e reja para policisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se familja përbëhej nga 5 pjesëtar, 3 fëmijët (2 djem dhe vajza) dhe 50-vjeçari dhe gruaja e tij jetonin në fshatin Shënavlash.

Një nga djemtë ka bërë denoncim se babai ka humbur dhe policia ka nisur hetimet dhe kontrollet dhe kanë gjetur fillimisht makinën e të ndjerit të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.

Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë familjes dhe ajo që ka treguar ngjarjen ka qenë vajza 19-vjeçare e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka treguar se ajo ka vrarë babanë e saj sepse donte ta fejonte pa dëshirë dhe kishin pasur konflikte edhe më parë.

Sipas dëshmisë së saj ajo ka deklaruar se e ka vrarë babanë pranë banesës në kasolle me një pistoletë për të cilën ajo pretendon se e mbante i ati pasi ky i fundit punonte si roje nate. Vrasja ka ndodhur më 13 shkurt, gjatë hetimeve agjentët gjetën makinën e tij në sektorin Rinia të braktisur. Këtu nisën dhe dyshimet e para për fatin e burrit.

Disa familjarë janë marrë në pyetje, deri kur vajza ka pranuar autorësinë e krimit. Ajo ka deklaruar se e ka vrarë të atin, e kishte lidhur, mbështjellë me batanije dhe varrosur të kasollja e lopës.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen sepse dyshon se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë. Është bërë zhvarrosja e trupit të 50-vjeçarit dhe nga kqyrja paraprake është vërejtur që e kishin lidhur me litar para se ta varrosnin.

Zjarr Tv Ad