“Doktor, thuaju të pushojnë”, zbardhen debatet në mbledhjen e PD, Bardhi nxehet me Vokshin: Pusho Albana, s’po flet njeri me ty! Berisha: Në partinë time s’lejohet askush…

0
499
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme Sali Berisha u rikthye të marrë pjesë në një mbledhje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pas përjashtimit nga Lulzim Basha në 9 Shtator të vitit të kaluar.

Mbledhja e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj është shoqëruar me debate pas mbërritjes së ish-kryeministrit, pasi Alibeaj i ka kujtuar atij se nuk është pjesë e Grupit Parlamentar, por menjëherë është kundërshtuar nga deputetët që mbështesin Berishësn, Bylykbashi, Vokshi, Noka e Shehu. Ndërkohë, deputeti Dahsnor Sula i ka kërkuar Berishës që t’i bënte të pushonin ata që bënin sikur po e mbronin.

Sipas burimeve të Panorama.al, Berisha ka deklaruar në mbledhje se vendimi për përjashtimin e tij ishte një vendim individual i Lulzim Bashës, të cilit ia kërkoi ambasadorja e SHBA-së. Por ish-kryeministri shtoi se nuk do të lejojë asnjë që s’ka lidhje me partinë e tij që të vendosë kush përjashtohet dhe kush mund të jetë kryetar i Partisë Demokratike.

Gjatë një momenti kur po fliste Berisha, është ndërprerë nga Gazment Bardhi, por ka ndërhyrë Albana vokshi për t’ i thënë ish-Sekretarit të Përgjithshëm se po fliste doktori dhe duhej të heshte. Ky ka qenë momenti që ka nxehur Bardhin, i cili i ëhstë drejtuar Voppkshit me fjalët “Pusho Albana, nuk po flet njeri me ty”.

Debati i plotë:

Enkelejd Alibeaj, ora 9:00: Arbi, shiko nëse është plotësuar kuorumi?

Agalliu, sekretari i grupit, numëron deputetët dhe konfirmon plotësimin e kuorumit. Ndërkohë, nuk kishte ardhur Sali Berisha.

Enkelejd Alibeaj: Besoj e keni kuptuar që në grup jemi të gjithë deputetët e PD-së, edhe ata të cilët ishin të larguar pas atyre ngjarjeve që ndodhen në PD. Si fillim do të flasim për rendin e ditës. Sot kemi në rend dite inceneratorët dhe duhet të flasim për këtë aferë.

Albana Vokshi: Ne (deputetët e përjashtuar) nuk jemi njoftuar për mbledhjen e sotme të grupit.

Enkelejd Alibeaj: Jeni telefonuar pasi, siç e dini, nuk jeni te grupi i komunikimit në “WhatsApp”.

Në këtë moment, në mbledhje hyn Sali Berisha.

Enkelejd ALibeaj: Eja doktor. Ishim duke folur për rendin e ditës por meqë erdhët… Ju doktor nuk jeni pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ky është një vendim që është marrë në 9 shtator dhe, për shkak të kushteve dhe diskutimeve, ju nuk jeni pjesë e Grupit të PD-së. Në Parlament ju nuk jeni regjistruar asnjëherë si pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ne nuk mund t’i kthehemi edhe një herë vendimit të 9 shtatorit.

Flamur Noka: O zotëri, po nuk ke ti kompetencë të thuash kush do të jetë anëtar e kush jo. Mos fol ti në emër të Blinken e SHBA-së.

Albana Vokshi: Ti ke të drejtë vetëm ta moderosh mbledhjen.

Oerd Bylykbashi: Vendimet tuaja ishin të paligjshme.

Sali Berisha: Ti nuk njeh realitetin z. Alibeaj. Neve na ka kthyer Kuvendi i 11 dhjetorit dhe zgjedhjet e 6 marsit. Ai që e bëri këtë, ai që e mori vendimin e 9 shtatorit ka dhënë dorëheqjen, sepse e mori një vendim individual dhe, për këtë, e pagoi me dorëheqje.

Enkelejd Alibeaj: Ju duhet të dini edhe realitetin tjetër. Ju i jeni futur një beteje me Sekretarin e përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo i dëmton demokratët. Ajo është betejë jotja…

Dashnor Sula: E para, secili që do të marrë fjalën duhet të dëgjohet nga fillimi deri në fund nga Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj dhe të gjithë me radhë. E dyta, nuk ka nevojë as për britma, as për ngritje zëri. Respekt për secilin koleg, por as na frikëson, as na impresionon njeri. (I drejtohet doktorit) Doktor, thuaju të pushojnë ata që duan të duken sikur të dalin në mbrojtje ty, se nuk ke nevoje ti për t’u mbrojtur.

Albana Vokshi: E realizuat skenarin? E realizuat?

Gazment Bardhi: Çfarë skenari thua moj Albana? Cfarë skenari?

Albana Vokshi: Ja pra kjo që po bëni tani, ky është skenari juaj që keni planifikuar para se të vini këtu.

Gazment Bardhi: Po çfarë skenari? Ne jemi këtu, ti thua skenari, nuk e thirrëm ne Sali Berishën në mbledhje. Turp të të vijë për këto që thua.

Sali Berisha: Me qetësi, ju lutem, me qetësi. Vendimi i 9 shtatorit ishte një vendim individual i Bashës, ishte një vendim individual i Bashës që, siç deklaroi, iu kërkua nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë jam këtu për të mbrojtur dinjitetin dhe sovranitetin e partisë sime. Në partinë time nuk mund të lejohet askush që s’ka lidhje me partinë të vendosë kush përjashtohet dhe kush mund të jetë kryetar i Partisë Demokratike.

Enkelejd Alibeaj: Ne duhet ta ndërpresim mbledhjen tani se ora po shkon 10 pa një çerek dhe duhet të respektojmë institucionet.

Sali Berisha: Jo, ne duhet të flasim, sepse ti, z. Alibeaj, nuk duhet të jesh në atë pozicion. Ti ke tejkaluar kompetencat e postit tënd. 6 marsi mua më nxori fitues. Nuk e shes sovranitetin e vendit. Guvernatorët nuk i pyesje në drejtimin e partisë.

Gazment Bardhi: Ti doktor shkarkove edhe Këshillin Kombëtar, na shkarkove të gjithëve.

Albana Vokshi: Gazi, se po flet doktori, pse çfarë është Këshilli Kombëtar?

Gazment Bardhi: Pusho Albana, nuk po flet njeri me ty.

Enkelejd Alibeaj: Doktor, unë nuk i kaloj asnjëherë kompetencat dhe ju e dini mirë. E dini mirë që edhe kur kam qenë në institucionet shtetërore, nuk i kam kaluar kompetencat. Unë do të çohem, se do të shkoj në seancë dhe, nëse duhet të diskutohet përsëri, e mbledhim grupin, do të vendosim dhe do ta mbledhim pasi ta diskutojë kryesia e Grupit Parlamentar.

Tritan Shehu: Mos ik se duam të flasim edhe ne të tjerët.

Enkelejd Alibeaj: Jo, duhet të respektojmë institucionin, duhet të flasim edhe për inceneratorët.

Albana Vokshi: Luçiano, mund ta drejtosh ti vazhdimin e mbledhjes së grupit.

Luçiano Boçi: Vazhdojmë mbledhjen duke lënë një ditë dhe një orar për takimin e radhës të Grupit Parlamentar.

Ndërhyjnë deputetët në mënyrë kolektive duke i kërkuar nënkryetarit të Grupit Parlamentar që të mos vijojë mbledhjen, pasi kryetari i grupit, Alibeaj, deklaroi mbylljen e mbledhjes.

Luçiano Boçi: Më vjen keq që reaguat kështu, ideja ishte që të caktojmë mbledhjen e radhës. Por megjithatë, po mblidhemi ne, kryesia e grupit, dhe vendosim.

Flamur Noka: Ta marrë Salianji drejtimin e mbledhjes.

Ervin Salianji: Si nënkryetar grupi, s’kam asnjë informacion as për negociatat, as që në mbledhje do të ishin të gjithë, ky diskutim është më i rëndësishmi.

Zjarr Tv Ad