Boll ti hedhësh një sy rrjetit social per te kuptuar se shpallja non grata ne SHBA e Sali Berishës nuk i bashkoi por e thelloi më tej konfliktin. U gezua Kol Balla që nga makinat e tij të shtrenja dhe ajfoni i fundit i kërkon paratë e tij qe s’kanë fund e shpjegim në xhepat e Sali Berishës.
U gëzua edhe Taulant Balla, partneri në biznes e ne krim i Edmond Begos.
U gëzua edhe Petro Koci me Mero Bazen. U gëzua edhe Erion Veliaj, i akuzuari pa dënim nga përgjimet e Ndraghetas i drejtesisë që sbzan.
U gëzua edhe Fatmir Xhafaj, ish prokurori komunist që shkulte me dare mishin e shqiptarëve që donin liri e demokraci. Ata që nuk e kuptojnë vendimin janë pjesa e tjetër, qyetarë si une e si ti.
Që në kohën e skandaleve të medha nuk morën mesazhin që prisnin, por goditjen e pabesshme të një skenari që përflitej.
Dhe syte e veshet jane drejtuar nga ata që heshtin tinazi ndaj një akti për të cilin vështirë se nuk dinin gje. Loja u bë, por fitues nuk ka.
Të parët që humbën sot janë qytetarët shqiptare të aryeses, të fundit po jo me pak ata që besojne se ia hodhën me kaq. Më e keqja për ata ska ardhur akoma!
P.S…Vetem Edi Rama nuk u gëzua dhe ky është me shumë lajm sesa vetë vendimi i pakuptimtë i ish këshilltarit të Sigurisë Kombetarë Antony Blinken ndaj ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha