Doktori tregon tmerrin: Pashë v dekjen me sy

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sfidat e jetës nuk kanë qenë më të rënda se përjetimi i COVID-19 për një nga doktorët e QKUK-së në Prishtinë, mirëpo radiologu Agim Bregaj thotë se pas 33 ditëve të qëndrimit në Klinikën Infektive ia doli të mundë sëmundjen dhe të kthehet në punë.

Radiologu Agim Bregaj ka qenë aktiv në punë që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, pas një periudhe të punës me pacientë me koronavirus ai ka rezultuar pozitiv dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

“Sëmundja ka qenë shumë vështirë për mua. Filloi në mënyrë të fshehtë të zhvillohet ku kam humbur peshë. Kam pasur problem me frymëmarrje.

Më kanë vendosur në oksigjeno terapi ku kam qëndruar 33 ditë aty. Atë kohë më ka vdekur edhe axha pasi ka qenë me ketë sëmundje. Me thënë të drejtën kam përjetuar ‘të zinjtë e ullirit’” ka deklaruar Bregaj për RTV Dukagjinin.

Pas vd ekjes së axhës së tij, doktor Bregaj përjetoi një thyerje tjetër emocionale por thotë se gjeti forcën për të mundur COVID-in duke u rikthyer afër familjes dhe pacientëve.

‘’Pacientëve dhe të gjithëve ju sugjeroj që ta mbajnë higjienën në nivel të duhur, të mbajnë elementet për mbrojtjen nga koronavirusi e mos të habiten me thënë që nuk është asgjë”, shtoi më tej Agim Bregaj.
Doktori thotë se humbja e një familjari të afërt dhe përjetimi i sëmundjes e kanë bërë më të fortë por gjithashtu e kanë bërë të kuptojë rëndësinë e shëndetit të mirë.

Zjarr Tv Ad