Dokumenti/ SPAK i kërkon autorizim Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi ka refuzuar disa herë të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, sot (12 dhjetor) SPAK ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndaj ish kryeministrit Berisha kërkohet një masë tjetër nga ajo e detyrimit me paraqitje, duke kërkuar masë të re “arrest shtëpie”. Kjo detyron tashmë Kuvendin të mblidhet për te diskutuar heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishes.

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri.

Kujtojmë që Berisha dhe Malltezi po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale të korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” dhe ndërtimin aty të 17 pallateve – një biznes që sipas SPAK i mundësoi Malltezit që të fitonte 5.4 milionë euro nga ndërtimi.

Sipas prokurorisë, Malltezi arriti të transformojë një trashëgimi modeste prej 113.7 m2 tokë në një pasuri prej miliona eurosh përmes kontratave sekrete dhe vendimeve të Berishës në favor të biznesit të tij.

Berisha dhe Malltezi i kanë cilësuar akuzat si hakmarrje politike e orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe nuk i është nënshtruar masës së sigurisë. Përmes avokatëve të tij, Berisha ka nisur gjithashtu një betejë ligjore për t’i rrëzuar vendimet e Gjykatës si të kundraligjshme, duke argumentuar se masat ndaj tij ishin vendosur në shkelje të Kushtetutës. Nën hetim është dhe bashkëpronari i këtyre kompanive, Fatmir Bektashi.

Zjarr Tv Ad