Fenomeni i gjobvënies publike/ Mercenarët e Top Channel – Nga Ermal MULOSMANI

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ermal Mulosmani

Mercenarët e Top Channel

Top Channel më paska sulmuar sot përmes një vegle të paguar duke më quajtur “mercenar” që sulmoj gazetarët.

Kush e ka lexuar shkrimin tim të para tre ditëve e ka parë që unë kam trajtuar fenomenin e gjobvënies publike, faqe organeve të drejtësisë së reformuar dhe Qeverisë së Rilindjes dhe nuk jam marrë me gazetarët por me politikat e Top Channel. Kam publikuar linqe që vërtetonin katërcipërisht se si një hajdut intrigant, i demaskuar me fakte të rënda nga Televizioni Top Channel, u kthye befas në Kompaninë lider të prodhimeve farmaceutike nga i njëjti Televizion. Ndryshimi i vetëm ishte se në kohën e parë kishte hequr reklamat (2019) dhe në kohën e dytë kishte kthyer reklamat në Televizionin gjovënës. Ndonjë koment për këtë fakt a ka gazetari që ka nënshkruar këtë paçavuren që do ia nxjerr screenshotin e shkrimit ne fund te ketij shenimi?

E dyta, Kryeministri Rama, vetë Ai, e ka akuzuar publikisht për shantazh këtë Televizion derisa u dorëzua në rrjetën e tij. Këto janë fakte jo broçkulla gazetarësh të blerë. Shantazhi vazhdoi deri ditën kur u bë gjyqi i pronësisë së TCH. Ai gjyq vendosi tua kalojë pronësinë trashëgimtarëve të familjes Hoxha, një vendim sipas meje shumë i drejtë! Kam bërë shkrime që ajo pronë u takon trashëgimtarëve dhe jo shokëve të Tanit të ndjerë. I qëndroj asaj sot e gjithë ditën atij qëndrimi sado që kam afërsi me ndonjë prej të humburve. Sepse unë kam turp dhe nuk e shes turpin me lekë. Publikimi i fakteve nga Kryeministri për aplikimin e 120 mijë Eurove në Ministrinë e Bujqësisë për propagandë dhe fill pas refuzimit të kërkesës sulmi i Top Channel ndaj së njëjtës Ministri janë gjurmë turpi për Televizionin. Ata e shesin turpin me lekë!

Më e turpshme se sulmi ndaj Qeverisë dhe Kryeministrit është paqja mes tyre. Pse u arrit paqja dhe sa kushtoi? A u bë kjo gjë faqe gjithë botës? A ka ndonjë koment gazetari që ka shkruar atë paçavuren për shantazhet e paguara me para korrupsioni? Jo nga gazetarët e Topit sigurisht, ata janë instrumenta për duart e pronarëve.
E treta unë nuk e mbroj aspak Klodian Allajbeun. Kam qejf ta shikoj në burg. A e meriton? Mendoj që po. Faktet që nxjerr Top Channel janë të rënda, kompromentuese. Gjurmët e lëna janë po aq publike. Edhe mua më kujtohen testet e tmerrshme që i paguanim sa frëngu pulën në atë kohë terrori për jetën. Frika ime është se mos Klodi ia hedh paq duke paguar shukun. Frika ime është se mos merr medalje si “lideri i industrisë spitalore të rilindur” dhe se mos emisioni i nesërm del error 404. Kjo është frika jo se po ndëshkohet Klodi. Beteja e Topit me Allajbeun, është një betejë për kokoshka në sytë e mi. Do ta shijoj si një bestseller Netflix-i.
Ama mezi pres finale.

Sa për gazetarë mercenarë tani.

Meqë gazetari ka aluduar për një blerje timen nga Allajbeu, më duhet të them se i vetmi njeri që më ka ofruar para për mbështetje, në jetën time, është Vjollca Hoxha. Një ditë, përmes një miku të përbashkët, më kërkoi në zyrë dhe më propozoi që herë pas here të shkruaj pro saj kur e sulmojnë. Më erdhi keq, mu duk si fëmijë i pambrojtur, i cënueshëm lehtë. Megjithatë i thashë me keqardhje se nuk e bëj dot, nuk di ta bëj. I thashë që nëse do kuptoj se ajo dhe Top Channel po cënohen pa të drejtë unë do të bëhem me ta, pa asnjë pagesë. I thashë që mos të ndikohet fare nga shkrimet e portaleve sepse Top Channel është makineri e stërmadhe ndërsa portalet janë karroca me kushineta. Kaq i thashë dhe u ndamë me mirëkuptim e falenderime. As unë nuk shkruajta pro as kundër saj e as ajo nuk më kontaktoi më. Shpresoj të ketë kurajon të mos e kundërshtojë këtë bisedë.

Tani në vendin që më është ofruar mua paskan ardhur të tjerë. Dhe kanë paturpësinë që më quajnë mua mercenar! Ore trima. Keni vetëm një zgjidhje: Vetëm përpara! Futeni Allajbeun në burg.

Po nuk e futët prapa më keni deri sa të kem frymë.

Por derisa të shkoni te Allajbeu, ju të VOX-it më tregoni pak si vajti ajo historia me letrën anonime të Çaushollit? Ë? Po me denoncimet e sulodaminës që e shiste 18 herë më shtrenjtë se koston? Pse i sulmoi gazetarët e vet TCH si gjobvënës në edicionin informativ të datës 31 Mars 2022? Pse e hoqe edicionin e orës 19.30 nga youtube? Ja, më jepni këto përgjigje derisa të shohim si do shkojë puna me Allajbeun.

LEXO EDHE shkrimin nga Ermal Mulosmani i tre ditëve më parë: https://zjarr.tv/ku-ndryshon-top-channel-nga-emiliano-shullazi/?fbclid=IwAR2XGc269amfseRRikOGEyuot3hWAJNZgQAjJDAOPoFYouHIW5YiWQbYRU0

Zjarr Tv Ad