Dolën me shpejtësi nga dritaret e autobusit, ky është çifti shqiptar që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër çift shqiptar, Lulzim Sulejlmani dhe Medina Lutfiu, te fejuar vetëm pak ditë më parë, janë në mesin e pasagjerëve të mbijetuar nga tragjedia shqiptare në Bullgari, ku si pasojë e flakëve ndërruan jetë 45 persona, mes të cilëve edhe dy shoferët.

Edhe ata kishin udhëtuar drejt Stambollit për të festuar bashkimin e tyre. Aktualisht, janë të shtruar në një spital në Sofje ku po marrin ndihmë mjekësore. Vetëm 7 arritën të shpëtojnë e po marrin trajtim në një spital të Sofjes dhe të gjithë ata kanë djegie në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Fatkeqësisht, shumica e viktimave në aksidentin tragjik ishin shqiptarë; ata po ktheheshin në Shkup nga Stambolli ku kishin qëndruar për një vizitë tre ditore.

Zjarr Tv Ad