Doli në ballkon për cigare, u qëllua me snajper në kokë. Si ndodhi atentati në Vlorë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vrasje me armë zjarri tronditi Vlorën mbrëmjen e djeshme. Gëzim Sinemati, 22-vjeç u ekzekutua brenda banesës në katin e tretë në lagjen “Hajro Çakërri”.

Ai dyshohet se u qëllua me snaiper nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e goditjes, 22-vjeçarri, ndërroi jetë në vend. Vrasja ndodhi rreth orës 22:00, ndërsa hetuesit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ata mblodhën provat e para si dhe sekuestruan kamerat e sigurisë rreth zonës. Po ashtu morën dhe dëshmitë e të afërmëve të viktimës ndërsa po ushtrojnë kontrollolle në të gjitha pallatet për të zbuluar vendin se nga ku hapën zjarr vrasësit

22-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika në qytetin bregdetar për të kaluar pushimet pranë të afërmëve të tij. Ende nuk dihet shkaku I vrasjes së tij, ndërsa paraprakisht hetuesit po e lidhin ngjarjen me përplasjen mes grupeve kriminale. Më herët xhaxhait ë tij iu vendos lëndë eksplozive në makinë.

Ndërkohë në ndihmë të uniformave blu u nisën dhe forcat speciale të Renea-s si dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

Zjarr Tv Ad