Saimir Korreshi: Arresti i Berishës është minus i madh për opozitën, ka ardhur koha për diçka më të fortë se flakadanët

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar. Korreshi tha se mungesa e Sali Berishës dhe arresti i tij në banesë është një minus i madh për opozitën.

Mirëpo, kjo nuk do t’i ndalojë pasi, sipas tij, deputetët demokratë në startim të këtij sezoni të ri parlamentar janë të gatshëm që aksionin e tyre ta përshkallëzojnë, deri në grevën e urisë apo dhe ngujimin në sallën e Kuvendit.

“Pavarësisht se është një minus i madh për opozitën që Berisha është në shtëpi. Ndoshta ka ardhur koha për diçka më të fortë se sa vetëm me flakadanë. Mund të kalojmë në masa të tjera deri te greva e urisë, ose ngujimi në Kuvend”, tha ai për “Euronews”.

Vitin që lamë pas, deputetët e opozitës nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancave të fundit plenare. 29 deputetë të opozitës janë përjashtuar në harkun kohor të 3 muajve, në 9 mbledhje të Sekretariatit të Etikës, që nga seanca e 5 tetorit, kur me në krye ish-kryeministrin Sali Berishëa udhëhoqën aksionin në parlament, herë me përplasje me gardën, herë me tymuese, me bllokim të foltores apo me përplasje fizike me kolegët socialistë.

Sakaq, në dhjetor mazhoranca miratoi rregulloren e re. Kjo rregullore përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend duke penguar zhvillimin normal të seancës.

Sipas rregullores së re deputeti do të përjashtohet deri në 30 ditë në rastet kur; përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës; kur përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Përjashtim deri në 60 ditë do të ketë në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit brenda mjediseve të Kuvendit; kur kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.

Zjarr Tv Ad