Dom Gjergj Meta / Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!”

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ipeshkv i Dioqezës së Rreshenit me anë te një postimi në Facebook ka percjellë një mesazh që na bashkon me njëri-tjetrin e na mban larg atyre që na refuzojnë.Më anë të këtij postimi ai  thekson  edhe njëherë tolerancën fetare që e karakterizon vendin tonë.

Postimi i Dom Gergj Metës:

“Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilet jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një hollandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjten kredo.

Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!”

Dom Gjergj Meta

Zjarr Tv Ad