Donald Lu merr postin e rëndësishëm, Blinken i uron suksese: Është i përgatitur për të udhëhequr byronë në misionin e tij

0
369
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ka marrë detyrën e rëndësihme si ndihmës sekretar për çështjet në Azinë Jugore dhe Qendrore.

Në lidhje me këtë Sekretari amerikan i shtetit, Antony Bliken i ka uruar suksese Lu-së në postin e rëndësishëm.

“Krenar që mirëpres Donald Lu si Ndihmës Sekretar për Çështjet e Azizë Jugore dhe Qendrore. Ambasadori Lu ka një karrierë të gjerë në shërbimin e jashtëm dhe ka treguar përkushtim të thellë ndaj diplomacisë amerikane dhe politikës së jashtme në Azinë Jugore dhe Qendrore. Ai është i përgatitur mirë për të udhëhequr byronë në misionin e tij.

Gjatë karrierës së tij Lu ka pasur poste në Indi, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Pakistan. Ai di disa gjuhë të huaja mes të cilave, lexon dhe flet shqip, rusisht, azerbajxhanisht, gjeorgjisht, hindisht dhe urdu. Në postin e ri ai do të ketë një rol kryesor në formësimin e politikës së SHBA-së për Afganistanin, Indinë dhe Pakistanin” shkruan Blinken në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad